HomeAktualitetKryesore

Filozofi Nard Ndoka tani edhe agjent: Zbulon tre porositë “sekrete” që i dha Gjermania Ramës

Filozofi Nard Ndoka tani edhe agjent: Zbulon tre porositë “sekrete” që i dha Gjermania Ramës

Kryeministri Edi Rama deklaroi se takimet e zhvilluara në Berlin për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE ishin të suksesshme.

Madje, kreu i qeverisë sulmoi edhe mediat që duke pasqyruar qëndrimet e Gjermanisë ndaj procesit të integrimit, raportuan se Shqipëria dështoi për çeljen e negociatave në muajin qershor.

Mirëpo Nard Ndoka kryetari dhe anëtari i vetëm i i Partisë Demokristiane  zbardh tri porositë, që sipas tij Gjermania ka dhënë për Shqipërinë Ramës, lidhur me procesin e integrimit në BE.

“Entuziazmin e Edi Ramës e përgënjeshtrojnë zyrtarë të rëndësishëm të Gjermanisë. Pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, Johann David Wadephul, zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, deklaroi se Shqipëria është ende shumë larg hapjes së negociatave”, shkruan Ndoka, që ka burimet e tij pranë Merkelit.

Rama po na i fsheh dhe unë e kiam zbuluar se çfarë i kërkoi Gjermania

“Detyra shtëpie nga Gjermania; Rama fsheh “fletoren”!

Dialog dhe konsensus me opozitën!

Zgjedhje të lira dhe të pranuara nga palët!

Hapja e negociatave në nëntor, pas zgjedhjeve!

E çfarë politikani “inteligjente e largëpamës” ka ky vend që dëshirat e tij i shkruan si kërkesa e të fuqishmëve europiane /Ekskluzive.al