HomeAktualitetDiaspora

Finalizohet më në fund qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, publikohen emrat e disa ministrave, kush do jetë zv.kryeministër

Finalizohet më në fund qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, publikohen emrat e disa ministrave, kush do jetë zv.kryeministër

LSD dhe BDI kanë ndarë sot postet ministrore në kabinetin e ri qeveritar të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet me dije se BDI-ja e Ali Ahmetit, në kabinetin e ri do të drejtojë gjashtë ministri: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Ekologjinë, Ekonominë, Sistemin politik dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Mediat vendase kanë publikuar edhe emrat e disa ministrave që do të jenë pjesë e qeverisë së re.

Pritet që zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Sistem Politik të jetë Artan Grubi, ndërkohë që Bujar Osmani pritet të jetë ministër i Jashtëm. Ministër i Financave pritet të jetë Fatmir Besimi, ndërsa ministër i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndërkohë janë bërë publike edhe emrat e zyrtarëve të Lëvizjes Besa në këtë qeveri. Arijanit Hoxha do të jetë ministër i Bujqësisë, Sadat Sulejmani zv/ministër i Kulturës dhe Arafat Shabani zv/ministër i Arsimit.