HomeAktualitet

Financimet ruse, “Moska zyrtare” i del sërish në krah Bashës: Akuzat janë të pabaza, ja e vërteta

Financimet ruse, “Moska zyrtare” i del sërish në krah Bashës: Akuzat janë të pabaza, ja e vërteta

“Moska zyrtare” i ka dalë sërish në krah kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me skandalin e publikuar nga mediat amerikane për financimet ruse.

Ka qenë “Ambasada Ruse” në Tiranë e cila ka pasur një reagim të dytë në mbrojtje të liderit të Partisë Demokratike.

Ambasadori rus Aleksandër Karpushin ka ripërsëritur sërish qëndrimin e shtetit rus për këtë skandal duke u përpjekur për të shfajsuar Bashën.

Pavarësisht se si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri nuk kanë dalë ende rezultatet e hetimeve, “Moska Zyrtare” nuk heziton t’i quajë akuzat e pabaza.

“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, deklaroi Karpushin. (TemA)