HomeAktualitetKryesore

Firmosi në Abu Dhabi për 2 mijë banesa në Durrës: “Pengmarrësi” i opozitës… së rrugës, flet përçartë, s’është dakord me Ramën: Largimi ishte ikje nga problemi

Firmosi në Abu Dhabi për 2 mijë banesa në Durrës: “Pengmarrësi” i opozitës… së rrugës, flet përçartë, s’është dakord me Ramën: Largimi ishte ikje nga problemi

Lulzim Basha ka akuzuar kryeminsitrin Rama se u largua për në Emiratet e Bashkuara Arabe në 26 nëntor është ikje nga problem, pasi qytetarët e goditur nga tërmeti nuk janë ndihmuar.

Ai u shpreh në emisionin “Log” ne abcnews. al se qeveria po shpenzon para për tendera të panevojshëm, por qytetarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra.

“Në terren nuk ndjehet asnjë efekt i granteve dhe kredive të ofruara nga konferenca e donatorëve. Shumica dërrmuese e atyre që ishin në çadra dimrin e kaluar, po kalojnë dimrin e dytë në çadra.

Drama e të jetuarit në çadër për një vit është dëshmia më e qartë e keqmenaxhimit të fatkeqësisë. Qeveria shpenzon para të panumërta për tendera të panevojshëm dhe lë pa shtëpi banorët e goditur nga tërmeti.

Rama e ka ndjerë se çfarë problem paraqiste 26 nëntori.

Largimi në Emirate i Edi Ramës është ikje nga problemi, nuk e di kush e ka paguar avionin privat. I bëj thirrje bizneseve shqiptare që t’i ndihmojnë njerëzit”, tha Basha.

Pra Basha nuk eshte dakord me kete vizite disaoreshe te Rames ne Abu Dhabi per te firmosur nderimin e 2 mije banesave ne Durres, ne kuader te rindertimit nga termeti! Madje u bënë thirrje biznesmenëve të ndihmojnë njerzit kur ai blenë vila, duke qenë vetëm se një lehës rrugësh dhe pengëmarrësi i opozitës.

Aq i çoroditur është sa ngatërron Kryeministrin me veten e tij duke aluduar se i kanë paguar udhëtimin si ato pagesat në Amerikue mbi 1 milion dollar nga ofshorët, për të lobuar kundër Shqipërisë dhe nuk e di se kryeministrit të vendit i paguhen nga buxheti i shtetit udhëtimet zyrtare. /Ekskluzive.al