HomeAktualitetMetro

Fitoi zemrat e shqiptarëve: “Taramelja” nis sot rrugën e dijes! (Foto)

Fitoi zemrat e shqiptarëve: “Taramelja” nis sot rrugën e dijes! (Foto)

Xhejson Bafti, vogëlushi që bëri për vete shqiptarët me të folurën karakteristike, teksa nuk shqiptonte dot shkronjën “k”, ka nisur sot rrugën e gjatë të dijes.

Xhejson, ose i njohur gjerësisht edhe si “Taramelja”, është ulur ditën e sotme në bankat e shkollës, duke nisur klasën e parë, në shkollën “Mihal Grameno”, në Tiranë.

Një urim të veçantë për vogëlushin ka bërë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan në “Facebook” se pas shtëpisë së re, Xhejsoni nisi mësimet në shkollën më të rinovuar.

“Suksese për klasën e parë Xhejson!  Pas shtëpisë së re, miku ynë i vogël Xhejson Bafti nisi mësimet dhe në shkollën më të rinovuar fare pranë, “Mihal Grameno”, për rastësi dhe lagjja ku jam rritur unë!  Na bëj krenar tani “talamele””, shkruan Veliaj.

foto galeri