HomeAktualitetKryesore

Flamujt në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet, 29 marsi shapllet ditë zie kombëtare në nder të Bashkim Finos

Flamujt në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet, 29 marsi shapllet ditë zie kombëtare në nder të Bashkim Finos

Qeveria ka marrë vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00!