HomeAktualitetKryesore

Flamur Noka dorëzon mandatin, policia fërkon duart: Padi ndaj tij pasi goditi oficerin e policisë brenda në Komisariat

Flamur Noka dorëzon mandatin, policia fërkon duart: Padi ndaj tij pasi goditi oficerin e policisë brenda në Komisariat

Oficeri roje në Policinë e Tiranës ka kallëzuar depetutet e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Gent Strazimiri, pasi hynë me forcë në ambientet e Drejtorisë, duke përdorur edhe dhunë ndaj tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e 16 shkurtit në ambientet e Drejtorisë, atje ku u shoqëruan 19 persona për sjelle të dhunshme gjatë protestës përballë Kryeministrisë.

Sikurse duket edhe nga pamjet, deputetët e Partisë Demokratike konfrontohen fizikisht me punonjësit e policisë.

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në Drejtorinë e Tiranës dhe pritet që të kryhet verifikimi i tyre për të parë nëse është ushtruar dhunë mbi punonjësin e policisë.