HomeAktualitet

Flet i shumëkërkuari nga Belgjika: Nuk kam asnjë lidhje me PS o Berish por kam qenë komisioneri i PD

Flet i shumëkërkuari nga Belgjika: Nuk kam asnjë lidhje me PS o Berish por kam qenë komisioneri i PD

Shqiptari më i kërkuar në Belgjikë, Safet Bajri, ka komentuar akuzat në drejtimin e tij.

Sali Berisha e kishte denoncuar më parë në rrjetet sociale Bajrin, si një nga kokat e drogës në Belgjikë, i cili ka influencuar në fitoren e PS në zgjedhjet e fundit.

Bajri është shprehur se nuk i fshihet askujt, si dhe nuk ka lidhje me politikën.

“Nuk kam bërë asgjë, nuk i fshihem askujt. Nuk e kuptoj çfarë hyn politika tek unë. Në kohën e fushatës së 2017 kam qenë në Tiranë, por nuk kam pas asnjë lidhje me politikën dhe PS. Ndërsa në 2013 kam qenë vëzhgues i përgjishëm i PD , në zonën e Fatbardh Spahisë. Unë jam me bindje demokrate, por nuk dua të përzihem me politkë”, shprehet Bajri.

 Ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarit, përsa i përket akuzave për zotërimin e një pjese në plazhin e Velipojës.

Bajri ka thënë se nuk zotëron asnjë pronë në plazh, ndërsa shton se emri i tij nuk figuron në asnjë biznes.

“Kjo çështja e plazheve është shumë e thjeshtë të verifikohet. Nuk kam asnjë lloj prone”, u shpreh Bajri.