HomeMetro

“Fli engjëlli im”! Letra prekëse e një babai për “shpirtin” e tij, që ia mori sëmundja e rëndë

“Fli engjëlli im”! Letra prekëse e një babai për “shpirtin” e tij, që ia mori sëmundja e rëndë

Babai i Lucy Moroney, e cila vuante nga një tumor agresiv, ka ndarë lajmin shkatërrues se vajza e tij është ndarë nga jeta.

Humbja e vajzës, atij i vjen gjashtë vjet pas vdekjes së nënës së saj, Nicola, nga një arrest i papritur kardiak i shkaktuar nga një gjendje e padiagnostikuar e zemrës.

Nicola ishte 24 javë shtatzënë me motrën e Lucy-t, Ruby, e cila jetoi vetëm 14 orë pas një seksioni cezarian në kushte emergjence.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në korrik të vitit të kaluar 11-vjeçarja, u diagnostikua me Diffuse Intrinse Pontine Glioma (DIPG) – një kancer agresiv në tru me një normë mbijetese prej 0% në Britani të Madhe.

E dëshpëruar për ndihmë, familja e saj nisi një fushatë për ngritjen e fondeve dhe pas marrjes së një shume prej 400,000 dollarësh vajza u nis në Monterrey, Meksikë, vitin e kaluar për trajtim.

Përkundër shfaqjes së shenjave fillestare të përmirësimit, gjendja e Lucy u përkeqësua me shpejtësi këtë javë dhe ajo u nda nga jeta.

Lajmin e hidhur, babai zemërthyer i vajzës e njofton me anë të një dedikimi prekës në Facebook.