HomeAktualitetDebat

Floriana Garo zbulon listën e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit: Berisha ka lidhje me Trump, do t’i hiqet “non grata”!

Floriana Garo zbulon listën e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit: Berisha ka lidhje me Trump, do t’i hiqet “non grata”!

Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka zbuluar për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, se ajo dhe Silvi Bardhi do të kandidojnë për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Garo shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhënien e shkëlqyer me partinë dhe shokët e saj të punës.

Sa i përket disa spekulimeve ndaj marrëdhënieve të brendshme, Garo sqaroi se marrdhënie e tyre brenda PD është shumë e mirë.

“Unë jam shumë e kënaqur nga Partia Demokratike, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Alfred Lelën dhe me Silvi Bardhin, e cila po ju them që do të jetë kandidate primare në zonën e Elbasanit.

Edhe unë gjithashtu do të jem pjesë e listës, pastaj nëse jemi apo nuk jemi, këtë e vendosin qytetarët.

Sa i përket deklaratave për shtyp, është një misk mes meje dhe Lelës, por që në fund për publikimin “ok” e jep Sali Berisha”, tha Garo.

Ajo ka komentuar dhe vendimin e SHBA-së për shpalljen non-grata të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në vitin 2021.

Garo ka shprehur besimin se ky vendim do të hiqet.

Zëdhënësja e PD ka shtuar se Sali Berisha ka lidhje me administratën e presidentit Donald Trump, dhe se kjo mund të ndikojë në një përmirësim të marrëdhënieve me SHBA-në.

“Non-grata e Sali Berishës do të hiqet, por unë besoj që jo vetëm për Sali Berishën, por për të gjithë ata me të njëjtin vendim. Doktor Sali Berisha ka lidhjet e tij me administratën e Donald Trump.

PD-ja do të ketë marrëdhënie të mrekullueshme me SHBA-në, sidomos tani që u inaugurua Donald Trump.

Dhe nëse do të flasim për një shenjë që tregon këtë përmirësim të marrëdhënieve, është fakti se, edhe pse me të gjitha ata urdhra ekzekutiv që po e shkundin administratën, do ta shikoni që do të përkthehet shumë shpejt në Shqipëri.

Sa i përket non-gratës, nuk ka asnjë fakt apo provë dhe të gjithë e dinë që ishte hap për të goditur opozitën, bashkë me ambasadoren Yuri Kim”- tha Garo.