HomeAktualitet

Fluksi në aeroportin e Rinasit! Gjendet zgjidhja e parkimit të avionëve që vijnë nga Italia

Fluksi në aeroportin e Rinasit! Gjendet zgjidhja e parkimit të avionëve që vijnë nga Italia

Vetëm ditën e sotme, pritet të mbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth 20 mijë tifozë nga Italia, për të ndjekur skuadrën e tyre Roma, kur do të luajë finalen e UEFA Conference League përballë Feyenoord.

Aeroporti “Nënë Tereza” po përballet me një situatë aspak të zakontë dhe zgjidhjet alternative për përballimin e fluksit të madh, kanë filluar të vihen në zbatim.

25 avionë shtesë janë vënë në dispozicion për fluturimin direkt Romë-Tiranë, por hapësira në aeroportin e Rinasit, nuk është e mjaftueshme për qëndrimin e të gjithë avionëve. Si pasojë, disa prej avionëve, do të parkohen në aeroportin e ri të Kukësit.