HomeAktualitetDebat

Fondet e fushatës , iku shtatori po vjen dhjetori! Çelibashi mbron kunatin sekser, “heshtje varri”për milionat e LaÇivitës për fushatën e Berishës

Fondet e fushatës , iku shtatori po vjen dhjetori! Çelibashi  mbron kunatin sekser, “heshtje varri”për  milionat e LaÇivitës për fushatën e Berishës

KQZ ka detyrim ligjor që të gjitha fondet donacionet pagesat e fushatës t’i bëjë publike. Ligjërisht duhet të ishin bërë menjëherë pas konstituimit të parlamentit dhe marrjen e mandatit të deputetëve.

Kjo ligjërisht duhet të ishte bërë menjëherë, për të verifikuar se me çfarë fondesh e kanë bërë fushatën deputetët e parlamentit.

Një nga temat më të nxehta dhe që bie erë krim zgjedhor është sjellja nga SHBA prej Fatmir Mediut të lobuesit të fushatës së Trump, amerikanit LaCivita

E ditur botërishtt që ky zotri i ka marrë 20 milion dollar për fushatë Donald Trump, nuk ka njeri që beson që për Berishën ka ardhur nga SHBA për bamirësi politike.

Ndaj kryetari i KQZ duhet të bënte menjëherë publike se sa miliona i ka marrë LaCivita Berishës, kush i ka paguar dhe si janë lëvruar këto para?

Por Celibash hesht, sepse sekseri i këtyre milionave është kunati i tij Fate Mediu i Gërdecit, i cili natyrisht ka marrë përqindjen e tij si shkesi këpucët, e ndoshta edhe Celibashin nuk e ka lënë pa gjë.

Por i pakuptimt është edhe heshtja e strukturave të Ramës që bëjnë sikur nuk e kanë idenë për këtë krim elektoral kur falangat e Berishës nuk lënë gjë pa shpifur e kallzim të rremë pa bërë, në emër të partisë, për tu mos u penalizuar nga ligji i shpifjes. /Ekskluzive.al