HomeSport

Formula 1/ Vetel fiton mes spektaklit garën e Silverston, merr kryesimin në shtëpinë e Hamiltonit

Formula 1/ Vetel fiton mes spektaklit garën e Silverston, merr kryesimin në shtëpinë e Hamiltonit

Piloti gjerman i Ferrarit Sebastian Vetel triumfoi në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe duke fituar akoma edhe më shumë terren ndaj anglezit të Mercedes në krye të klasifikimit të përgjithshëm, e në të njëjtën kohë duke mundur në garë njeriun e shtëpisë, Luis Hamilton. I nisur nga vendi i dytë Vetel bëri një punë të shkëlqyer në xhirot e fundit duke parakaluar Valteri Botas për të marë kryesimin e garës.

Ndërsa finlandezi i Mercedes e mbylli garën i 4-ti sepse u parakalua edhe nga shoku i skuadrës Hamilton (ndoshta me urdhër të Totto Ëolf, shefit të Mercedes) por edhe nga Raikonen që me gomat e reja të buta ishte shumë më i shpejtë se bashkëkombasi i tij dhe Kimi Raikonen u ngjit në podium.

Pra patin spektakël në garën e Silverstone me Raikonen që goditi Hamilton dhe u ndëshkua me një penallti prej 10 sekondash. Megjithatë, më e bukura e garës ishte ruajtur për në fund ku fillimisht prej përplasjes së Ericcson dhe më pas prej aksidentit të frikshme mes Grosjean e Sainz hyri në pistë në dy raste makina e sigurisë Safety Car.

Dy makinat “Ferrari” përfituan duke hyrë në pit stop për të vendosur gomat e buta ndërkohë që drejtuesit e Mercedes gabuan në strategji duke mbajtur në pistë Bottas dhe Hamilton me gomat e mesme. Me gomat e reja Vetel dhe Raikonen ishin dukshëm më të shpejtë me gjermanin që i mori vendin e parë Botas që kryesonte deri në ato momente dhe ferraristin tjetër që u ngjit në vendin e tretë.

Një garë fantastike zhvilloi edhe Luis Hamilton të gjithën në malore me kampionin në fuqi të botës që pas goditjes që mori nga Raikonen në kthesat e para përfundoi i fundit për t’iu gëzuar në fund vendit të dytë në garën e shtëpisë që e mban vetëm 8 pikë larg nga Vetel që kryeson klasifikimin e përgjithshëm.  Midis të dyve do të jetë një rivalitet i fortë deri në fund. /Pamfleti Sport