HomeAktualitetKryesore

FOTO/ “Basha po mbytet me çorbën që gatoi vetë… Një nga t.rafikantët e a.rrestuar në Elbasan mik i Bashës”

FOTO/ “Basha po mbytet me çorbën që gatoi vetë… Një nga t.rafikantët e a.rrestuar në Elbasan mik i Bashës”

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Bashës në lidhje me marrjen të pandehur të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji për çështjen” Babale”.

Në një postim në facebook, Balla shkruan se Basha mbytet në atë që e quan çorbë të gatuar me babale & co.

Më tej Balla poston foto të Bashës me një person i cili është një ndër personat e shoqëruar sot nga policia e Elbasanit pas një operacioni antid.rogë.

“I d.ënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale & co.

Tani që erdhi dita e g.jykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke k.ërcënuar dhe refuzuar drejtësinë.

I bindur se del humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli & co, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.

Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet, nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke.

Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit k.rimi dhe sot në Elbasan.

Siç raportojnë mediat Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antid.rogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë p.enalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit”– shkruan Balla.