HomeAktualitetDebat

FOTO/ Bllokuan rrugën dhe qëlluan me gurë, kapet prej veshësh nga policia “trimi” i Fahriut… nga frika tenton të hidhet nga dritarja e furgonit

FOTO/ Bllokuan rrugën dhe qëlluan me gurë, kapet prej veshësh nga policia “trimi” i Fahriut… nga frika tenton të hidhet nga dritarja e furgonit

Policia ka shoqëruar ish- deputetin e PD-së Klevis Balliu, i cili është konfliktuar me efektivët.

Dëshmitarët në vendngjarje tregojnë se Balliu ka dhunuar efektivët e policisë, të cilët kanë kërkuar lirimin e rrugës së bllokuar nga banorët e Unazës së Re.

“Jelekëportokallinjtë” u mblodhën në Astir për të bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Ata pretendojnë se këtë vendim e morën pasi mësuan se aty do të kalonte ekskorta e kryeministrit Edi Rama.