HomeAktualitetShqiperia Ime

FOTO/ Brenda fantazmës misterioze të Sazanit (që është dhe një perlë natyrore)

FOTO/ Brenda fantazmës misterioze të Sazanit (që është dhe një perlë natyrore)

Ishulli i Sazanit ka përbërë gjithmonë një kuriozitet misterioz për shqiptarët, duke qenë se ishte zonë e ndaluar.

Prej më shumë se një viti, tashmë ishulli mund të vizitohet edhe nga turistët.

Edhe pse një perlë natyrore, ishulli ka mbetur si një fantazmë e së shkuarës.

Pallatet, shkolla dhe godinat e tjera që përdoreshin nga familjet e ushtarakëve që jetonin aty në kohën e komunizmit, janë ende në këmbë dhe mund të bëhen sërish funksionale, nëse vihet dorë mbi to.

Gazetari i TemA-s, Bekim Skënderi, na sjell disa foto nga ky ishull, që megjithatë është pak e vështirë për të shkuar, pasi duhet anije, ose skaf. (TemA)