HomeAktualitetKryesore

Foto e Ditës nga Samiti i Berlinit, publikuar nga Thaçi dhe Haradinaj

Foto e Ditës nga Samiti i Berlinit, publikuar nga Thaçi dhe Haradinaj

Ka përfunduar pjesa e parë e Samitit të Berlinit kurse pas një darke të përbashkët pritet të nisë edhe pjesa e dytë.

Gjatë kësaj kohe kishte një takim të përbashkët të nikoqirëve Merkel e Macron me liderë të Ballkanit Perëndimor.

Nga ky takim, Thaçi e Haradinaj publikuan edhe fjalimet e tyre. Haradinaj u pozicionua qartë kundër ‘korrigjimit’ të kufijve kurse Thaçi nënvizoi se për pajtim është e nevojshme që Serbia dhe Bosnja ta njohin Kosovën, përcjell zeri.info.

Pas përfundimit të pjesës së parë ata kanë publikuar një foto të përbashkët. Haradinaj e ka quajtur ‘Fotografia e Ditës’ kurse Thaçi ka shkruar se “kësaj fotografie të përbashkët duhet t’i japim përmbajtje dhe dinamikë, për të përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.

Foto e Ditës nga Samiti i Berlinit, publikuar nga Thaçi dhe Haradinaj