HomeAktualitetKronike

Foto/ E Trishtë! Kolegu po e priste të jepnin lajmet, ndërron jetë papritur gazetarja shqiptare

Foto/ E Trishtë! Kolegu po e priste të jepnin lajmet, ndërron jetë papritur gazetarja shqiptare

Ndahet nga jeta krejt papritur Suzana Dibra, spikerja e Radio Shkodra, një zë emblematik që tashmë do i mungojë gjithkujt që e ka dëgjuar qoftë dhe njëherë të vetme.

Kolegët e prisnin të jepte edicionin kryesor të lajmeve por iu desh të jepnin lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Suzanës e cila pësoi atak kardiak këtë paradite.

Kolegu i saj Ardian Hoti e rrëfen kështu momentin e marrjes së lajmit të kobshëm:

“Suzana Dibra, zëri embleme i Radio Shkodrës, tashme do të na mungoje..!

E prisnim ne Radio sot për të dhënë bashkë edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishtë i ndarjes së saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jonë e mirë, na shokove dhe trishtove pa masë me vdekjen e parakohshme!

Pushofsh në paqe!”.

Suzana Dibra, ose Zana siç e thërrisnin dhe njihnin të gjithë miqtë e dashamirësit, punonte prej 40 vitesh në radio dhe ishte ishte kthyer në një embleme me zërin e saj të veçantë.

Sot, Zana pësoi atak kardiak duke lënë pas shumë dhimbje te familjarët, miqtë e dashamirësit.