HomeNostalgji

FOTO/ Ishte një ndër vajzat më të bukura dhe më të rëndësishme të Tiranës: Shfaqet për herë të parë publikisht pas shumë vitesh mbesa e Enver Hoxhës!

FOTO/ Ishte një ndër vajzat më të bukura dhe më të rëndësishme të Tiranës: Shfaqet për herë të parë publikisht pas shumë vitesh mbesa e Enver Hoxhës!

Valbona Hoxha mbesa e diktatorit Enver Hoxha njihej në vitet ‘90-të si një ndër vajzat më të bukura të Tiranës. Kurioziteti për jetën e saj ka qenë i madh, por gjithmonë ajo shfaqej në rrugë duke ecur përkrah nënës së saj, Liljana Hoxhës.

Teksa ecte në Bllok, komentohej pafund dhe tërhiqte vëmendje për bukurinë dhe fizikun elegant e të tonifikuar që e mbante në formë me palestër, atëherë kur askush se dinte çfarë ishte.

Por ajo i ka qëndruar prej vitesh larg vëmendjes mediatike dhe çdo platforme komunikimi digjital që do e bënte të dukshme për publikun e gjerë, deri së fundmi kur nuk i ka rezistuar hapjes së një profili në media sociale.

Valbona është sot nënë e dy fëmijëve, vajzë dhe djalë, tashmë të rritur dhe jeton në Vjenë, ku ushtron edhe profesionin e saj si mjeke psikoterapiste. Profili i saj në Instagram është modest dhe me në qendër shërbimet psikologjike që ofron.