HomeAktualitetKryesore

FOTO/ Ky është 24-vjeçari që ekzekutoi dy familjet në Selenicë, mes tyre gra edhe fëmijë

FOTO/ Ky është 24-vjeçari që ekzekutoi dy familjet në Selenicë, mes tyre gra edhe fëmijë

Ridvan Zykaj, është autori i 8 vrasjes së pasditen e së premtes nga dy familje të fisit të vet, mes tyre edhe dy fëmijë të mitur.

Sipas të dhënave paraprake, autori ka hyrë në dy banesa e familjarëve të tij dhe ka shtënë me kallashnikov në drejtim të tyre.

24-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Thuhet se ai ka probleme mendore, por për momentin për këtë variant s’ka ende ndonjë konfirmim.

Policia po kërkon ndihmën e banorëve me qëllim identifikimin e autorit të tragjedisë në Vlorë.

Ndër të tjera, efektivët bëjnë thirrje që banorët e Selenicës të mos qarkullojnë përreth zonës së krimit dhe të tregohen të kujdesshëm pasi autori është i armatosur./Ekskluzive.al