HomeAktualitetKronike

FOTO/ Ky është i riu që u ekzekutua sot në mes të lokalit në Tiranë nga vjehrri i tij

FOTO/ Ky është i riu që u ekzekutua sot në mes të lokalit në Tiranë nga vjehrri i tij

Kudret Saliaj mbeti sot i vrarë në mes të lokalit në zonë e ish-Ekspozitës në Tiranë. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga vjehrri i tij, Mexhit Picarri, para se të futej në seancën e pestë të divorcit që do të zhvillonte sot me vajzën e autorit.

Ai qëlloi me 8 plumba drejt ish-dhëndrit të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajit, ish-dhëndrit të tij ishte punonjës policie. Mësohet se ai ruante objekte të rëndësisë së veçantë.