HomeAktualitet

FOTO LAJM/ Berisha hyn në koalicion si kryetar i PD, a do e regjistrojë Celibashi?

FOTO LAJM/ Berisha hyn në koalicion si kryetar i PD, a do e regjistrojë Celibashi?

Koalicioni Meta-Berisha-Dule-Ndoka ka dorëzuar kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.

Por në kërkesën për regjistrim, thuhet se pjesë e koalicionit është edhe Partia Demokratike, ndërkohë që dihet se Sali Berisha nuk ka as vulën dhe as logon e kësaj partie.

Kjo, duke qenë se zyrtarisht, PD drejtohet nga grupimi i Alibeajt.

Tani presim të shohim se çfarë do të bëjë eksperti Ilirjan Celibashi, do e regjistrojë apo jo këtë koalicion, kur pjesë e saj pretendohet se është edhe PD, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë.

Pra kërkesa për t’u regjistruar si koalicion ka një shkelje të rëndë, për të mos folur pastaj që edhe logon e koalicionit e kanë të vjedhur, se atë mund ta gjesh në internet për 5 euro.