Nëpërmjet një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë, disa deputetë të tij po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Siç raportoi një ditë më parë gazeta TemA, nga Partia Demokratike e vetmja përfaqësuese e saj është Albana Vokshi, e cila do duhej të merrte pjesë në këtë asamble.
Por siç u raportua në të po merr pjesë edhe Sali Berisha, pavarësisht se nuk ka një ftesë zyrtare dhe nuk figuron emri i tij në shkresën e Kuvendit të Shqipërisë.
Ashtu si duket edhe në këto foto të siguruara nga gazeta TemA, Sali Berisha ndodhet aktualisht në seancë, sepse ka njerr deputeten e PD-së, Albana Vokshi, jashtë dhe i ka zënë vendin, për shkak se vetëm një përfaqësues i opozitës mund të marrë pjesë.
Ky është një rast flagrant, ku një opozitë në hall detyrohet të bëjë manovra të tilla për t’u dukur se ka mbështetje ndërkombëtare./TemA
FOTO-LAJM/ Vete pa ftuar në Asamblenë Parlamentare të KE-së,
