HomeAktualitetHumor

FOTO/ Rrjeti ironizon “d.hunuesit” e PD-LSI me pjesëmarrësit e takimit “Bashkia që duam”

FOTO/ Rrjeti ironizon “d.hunuesit” e PD-LSI me pjesëmarrësit e takimit “Bashkia që duam”

Ditën e sotme Partia Socialiste e Shqipërisë zhvilloi Kongresin e saj, e njëkohësisht edhe takimin ‘Bashkia që duam’ në Tiranë, ku u rikonfirmua Erion Veliaj si kandidat nga radhët e kësaj force politike.

Ajo që ran ë sy, ishte sheshi “ Nënë Tereza” i tejmbushur me qytetarë të Tiranës e simpatizante, të cilët kishin dalë me familjet e tyre, më fëmijët e tyre në shesh.

Por, takimi i sotëm i PS në Tiranë, nxorri në pah edhe njëherë protestat e dhunshme të PD-së, ku gurët, bombat Molotov, kapsollet e sendet e tjera të forta vërshojnë mbi policinë, institucionet e vetë qytetin.

Rrjetet sociale kanë filluar menjëherë me krahasimin, ku në njërën anë shihet qytetari dhe familjaritet, ndërsa nga ana tjetër, shkatërrim, dhunë e kaos nga një grup militantësh të dhunshëm.

MEME-t në mediat sociale që po bëjnë xhiron e rrjetit përshkruajnë këtë diferencë mes opozitës dhe mazhorancës e që nuk kanë nëvojë për koment.