HomeKronike

FOTO/ Thikë në zemër pas sherrit, kush është 16-vjeçari që vdiq sot në Durrës

FOTO/ Thikë në zemër pas sherrit, kush është 16-vjeçari që vdiq sot në Durrës

Djali që shihni në foto është 16-vjeçari që humbi jetën sot tragjikisht pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e Angjelo Gjakozit, i cili ndërroi jetë në spitalin Rajonal të Durrësit, pasi mori goditje në zemër. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se si autor i krimit është ndaluar 17-vjeçari D. Lala.

Angjelo Gjakozi, viktima

Të dy adoleshentët jetonin në lagjen Nr.15, Spitallë të Durrësit, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.