Siç ka raportuar gazeta TemA edhe më parë, ajo që vihet re me deputetët e PD-së dhe të opozitës është që sa herë nuk kanë Berishën në sallë sillen dhe diskutojnë normalisht, ndërkohë që sapo shfaqet ai diçka u ndodh dhe e humbasin atë normalitet.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në seancën e kësaj të marte, kur gjithçka po shkonte normal, me diskutime, replika dhe propozime, derisa në Foltoren e Kuvendit u shfaq Sali Berisha.
Kaq mjaftoi që deputetët të tjetërsoheshin, të ngriheshin, t’i binin tavolinave, të bllokonin Foltoren dhe të krijojnin zhurmë dhe kaos.
Ç’të ndodhë vallë me deputetët e PD-së që sa herë që shfaqet Berisha ndodh një transofrimim i tillë?

