HomeAktualitet

FOTOLAJM/ Rama ndan “kartolinën” nga Shkodra: Sot nga Shkodra me këtë fëmijë që më dhanë në dorë më kujtuan ….

FOTOLAJM/ Rama ndan “kartolinën” nga Shkodra: Sot nga Shkodra me këtë fëmijë që  më dhanë në dorë më kujtuan ….

Kur isha pak më i madh se ky bebi, në Tiranë shfaqej në rrugë një arushë e cirkut që quhej Silva, me zbutësin e saj legjendar Tahir Baçova dhe prindërit i afronin fëmijët sa të mundnin për t’iu gëzuar Silvës, teksa Tahiri jepte garanci me buzën vesh më vesh, ku fekste bindshëm një dhëmb i florinjtë.

Asokohe s’kishte iPhone kësisoj ne s’kemi foto të fëmijërisë me Silvën, po arusha e fotografuar në mendje më kujtohet sa herë prindërit m’i japin fëmijët në krahë për të nxjerrë një foto.

Uroj shumë të mbetet në arkivën e tyre prej meje, bashkë me sa më shumë punë të mira për vendlindjen e tyre.