HomeAktualitetDebat

FOTOLAJM/ Zoti Presidenti, shqiptarët kërkojnë ndihmën tuaj!

FOTOLAJM/ Zoti Presidenti, shqiptarët kërkojnë ndihmën tuaj!

Përpara Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua një protestë lidhur me ligjin e barazisë gjinore.

Në të morën pjesë, përfaqësues të feve të ndryshme, ndërkohë që më pas u përfshi edhe Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Në shumësinë e pankartave, të binte një në sy që i kërkonte ndihmë Presidentit Trump, tek i cili shqiptarët kërkojnë ndihmë.

Dihet qëndrimi i Trump dhe i partisë së tij lidhur me ligjet në fjalë, mirëpo kjo thirrje në ndihmë në një kohë kur Presidenti i SHBA-ve përballet me probleme të brendshme dhe konflikte botërore, duket më shumë si një humor i Shqipërisë së viteve ’50-’60, që si një vend i vogël i socializmit global, kërkonte ndihmën e gjigantëve të mëdhenj të socializmit kundër imperializmit anglo-amerikanë./TemA