HomeAktualitetDebat

FOTOT/ Denoncimi i studentes: Ja kush e dhunoi pedagogun Jani Marka

FOTOT/ Denoncimi i studentes: Ja kush e dhunoi pedagogun Jani Marka

Pedagogu i Shkencave të Natyrës, Jani Marka, u pengua për të folur në protestën e studentëve një ditë më parë. Madje, nga pamjet filmike të transmetuara LIVE, por edhe nga pretendimet e tij, ndaj Markës u ushtrua dhunë nga një grup pjesëmarësisht.

Aktivistja dhe studentja Gresa Hasa, shprehet se tashmë personat që morën pjesë në dhunimin e tij janë identifikuar.

Në rrjetin Facebook, Hasa shkruan se: “Ky është një “student/qytetar i pavarur” që sulmon Lëvizjen Për Universitetin sa herë që mundet. Pjesën tjetër të kohës ka një OJF dhe merr fonde nga çdo parti e mundshme.

Njëkohësisht kërcënon edhe studentë në protestë. Kur ta shikoni, thuajini që “e dimë se kush je!” dhe ka për të pushuar së thëni gomarllëqe”.

E reja ka publikuar fotot dhe profilet e tyre, ku duket se në përshkrime thuajse të gjithë janë anëtarë dhe aktivistë të Partisë Demokratike.

Disa prej tyre madje kanë pozuar me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe me deputetë të kësaj force politike.