HomeAktualitet

Fotot e Gridës, reagon Erion Braçe: Nuk ka më studentë! Ka vetëm celulë partie

Fotot e Gridës, reagon Erion Braçe: Nuk ka më studentë! Ka vetëm celulë partie

Pas publikimit të mesazheve që Grida Duma ua çonte militantëve të PD duke i organizuar për bllokimin e rrugëve, ka reaguar edhe deputeti Erjon Braçe.

Ky i fundit shkruan se pas këtyre mesazheve nuk ka më studentë por celulë partie. Lexoni çfarë zbulon ai më shumë.

Sipas Braçes dhuna dhe përshkallëzimi i protestës është vepër e PD dhe e LSI.

“#NUKKAMESTUDENTE!

TANI KA VETEM CELULE PARTIE!

#PD E #LSI UA MORREN #PROTESTEN

Ja ku i keni!

#PROTESTEN E KONTROLLON TERESISHT #PD!

U fshehen deri tani, por nuk duruan.

“Pershkallezimi i Protestes” ne dhune eshte veper e PD dhe LSI.

Kercenimet ndaj studenteve jane te PD e LSI.

Dhuna mbi te tjere studente jane te PD e LSI.

Ky eshte komunikimi i #udheheqesve te #PD-Duma, Noka qe kontrollojne grupet e tyre, pjeserisht jashte Universitetit.

Lexojini!

Zogun e Zi ne Tirane e kane bllokuar keta, njerezit e Sali Berishes e Lyrzim Bashes.

#MEURDHER!

BLLOKIM PARTIE ME #URDHER

Ju thashe ne mengjes qe ishin keta!

Ja ku i kini!

Tani nje thirrje kam per te gjithe ata qe jane #Studente:

Ndahuni nga keta!

Nuk ju duan ju!

#DUANPUSHTETIN!

Por jo per ju.

Ata kane qene ne pushtet dhe su dhane asgje vec ju shiten letrat e universiteteve te tyre.

#EJANI MERRNI ZGJIDHJEN PER SHQETESIMET TUAJA;

NGA #ARSIMFALAS DERI NE TARIFA PERGJYSEM, MBULUAR NGA BUXHETI I SHTETIT NE BAZE TE MERITES AKADEMIKE E STATUSIT SOCIAL!”, shkruan Braçe.