HomeLifestyle

FOTOT/ Kush është Alba Vejseli, “Nëna Natyrë” që po çmend italinë në emisionin e famshëm “Ciao Darwin”?

FOTOT/ Kush është Alba Vejseli, “Nëna Natyrë” që po çmend italinë në emisionin e famshëm “Ciao Darwin”?

Modelja shqiptare Alba Vejseli është shfaqur në emisionin “Ciao Darwin” në Itali.E veshur me një bikini blu floral, modelja bukuroshe i ka lënë me gojë hapur djemtë, të cilët nuk nguruan t’i fishkëllenin dhe ta shihnin me dylbi ndërkohë që ajo zbriste shkallët e skenës.

Në javën e shtatë të emisionit, Alba u shfaq si “Nëna Natyrë”. “Nëna natyrë” është një pjesë karakterizuese e programit, e cila ndryshon javë për javë.

Si fillim ishte modelja kroate Ema Kovac që e përfaqësonte më pas francezja Angelina Michelle, serbja Vanja Josic, vajza nga Kuba, Cicelys Zelies, kroatja Sara Vulinovic dhe modelja italiane Sara Croce.

Roli i shtatë i shkoi pikërisht modeles shqiptare e cila dukej mahnitëse ndërsa ecte në skenë.

Tgcom24 shkruan për Vejselin:

E gjatë 1.74 metra, sy blu, flokë ngjyrë gështenjë dhe një fizik marramendës, për modelen mesa duket është dalja e parë në televizion; veç kësaj, imazhi i saj është zgjedhur disa herë për t’u shfaqur në disa reklama të ndryshme.”