HomeAktualitetKronike

FOTOT/ Ky është i riu që u arrestua se përndiqte Luana Vjollcën, zbulohen mesazhet e tij të frikshme për dy motrat

FOTOT/ Ky është i riu që u arrestua se përndiqte Luana Vjollcën, zbulohen mesazhet e tij të frikshme për dy motrat

Personi që shihni në fotot mëposhtë është i riu nga Gjakova, i cili u arrestua nën akuzën e përndjekjes së moderatores së njohur Luana Vjollca.

Konfirmohet se bëhej fjalë për 29-vjeçarin Ajdin Morina, jan siguruar fotot dhe një mesazh që ky i fundit adresonte me fyerje dhe kërcënime për motrat Vjollca, Marina dhe Luana.

Ai shkruante se kush bashkëpunonte me dy motrat, duke i vënë epitete të rënda, do të kishte masakra në familjet e tyre.

Mësohet se 29-vjeçari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit. Morina kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës së Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.

Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Moderatorja kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës fansin e ‘zjarrtë’ me pretendimin se e përndiqte, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares. Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.