HomeAktualitetDebat

FOTOT/ LSI del hapur: Po, ne e kemi marr peng protestën e studentëve!

FOTOT/ LSI del hapur: Po, ne e kemi marr peng protestën e studentëve!

Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë hapur dhe publikisht ka bërë zedhenësen e pengmarrësëve të protestës së vërtetë.

Erisa Xhixho, nënkryetarja e LSI, foli sot si pedagoge (?!) për protestën e studentëve, duke u shfaqur si udhëheqese e pedagogëve të Universitetit të Tiranës e duke bere zëdhënësen e tyre.

Ajo madje shtoi se kërkonte rishikimin e ligjit për arsimin e lartë, kur në fakt vetë LSI kur ishte në pushtet me PS e miratoi. Po tani, çfare ka ndryshuar me LSI që po kerkon të ndryshohet ligji i miratuar prej asaj vetë?

Megjithatë, edhe pse si “pedagoge e pavarur”, Xhixho ka arritur të marr mbeshtetje nga nenkryetari tjetër i LSI.

E gjitha kjo tregon se kush është organizatorja e vërtetë e bllokimit të mësimit dhe mbylljes me dhunë e forcë të dyerve të universiteteve.

Në të vërtetë numri dy i LSI thjeshtë sa ka pranuar me daljen e saj publike një të vërtetë që e kane ditur të gjithë.

Thënë kjo pasi në çdo episod që ka lidhje me këtë pengmarrje dhe bllokim të vijimit të mësimit normal në universitete del emri i njërëzve të LSI.

Ajo që nuk kuptohet është se përse duhet që studentët të merren peng, hapur, publikisht nga një parti politike për qëllimet e saj të pushtetit dhe shteti nuk e zhbllokon.

Studentët e vërtetë dhe prindërit e tyre duan mesim, e jo lojërat politike të LSI në kurriz të tyre, për qëllime pushteti.

E gjitha kjo, thjesht na rikonfirmoi edhe njëherë një fakt dhe LSI më në fund doli hapur se janë ata që e kanë marr peng protestën e studentëve, dhe ata vetë.

“Telashet” që i erdhën LSI nga protesta e studentëve

1. Administratori, Xhevdet Braimllari që dhunoi studentët është vjehrri I Floida Kërpaçit, deputete e LSI dhe xhaxhai I sekretarit të përgjithshëm të LSI në Pogradec, Endrit Braimllarit.

Kujtojmë se Berisha ishte I pari që postoi videon e administratorit duke dhunuar studentët. Duket se “qytetari dixhital” nuk ia ka dhënë informacionin e saktë se pikërisht ai, është “I Monës”.

2. Fiona Dani, sekretaren e partisë që bllokon mësimin tek Juridiku

3. ”Në rresht për një për LSI”

Një grup studentësh kanë zgjedhur që të ngujohen brenda Fakultetit Juridik si një formë proteste për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ata i kënduan edhe një këngë isopolifoni kryeministrit Edi Rama, ku ndër vargjet e këngës thuhet: ”Ne na flet për rektorat i gjati kryeministër, nesër do na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapistër”. Por kush janë këta studentë rebelë? Një prej tyre është edhe vajza që shihni në këtë foto, e cila gjatë verës i kushtonte këngë ushtarake bashkë të rinjtë e LRI-së.

4. Ju kujtohet ‘Bodyguard-i’ Monikës që e nxorri nga turma? Sekretari politik i LSI, ishte në protestë si “student”

5. Studenti i LRI kërkon të nxjerr jashtë pedagogen tek ekonomiku. Kristian Kina mban postin e koordinatorit të LRI për qarkun e Fierit.

6. Kandidati për deputet i LSI, me megafon drejton protestën e studentëve

7.Kryetari i LRI-së Lezhë udhëheq protestën e studentëve në Tiranë

8. Studentët e LSI që zaptuan studiot televizive gjatë diteve të para të protestës

9. “Me foton e Metës në mëngjes, tek “Opinion” në mbremje”

10.Xhon Hidri, këndon me “shpirt” për LRI, del edhe tek “Opinion”

/AlpeNews.al