HomeAktualitetDebat

FOTOT/ Mos qeshni, trimërohet edhe Gaz Bardhi… kërkon lirimin e Klevis Balliut: Më merrni mua në vend të tij!

FOTOT/ Mos qeshni, trimërohet edhe Gaz Bardhi… kërkon lirimin e Klevis Balliut: Më merrni mua në vend të tij!

Banorë të Unazës së Re dhe ish-deputetë të PD-së u përplasën me policinë jashtë komisariatit numër 6 në Tiranë.

Mes tyre ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i cili kërkoi lirimin e protestuesve të shoqëruar, mes të cilëve edhe të ish-deputetit Klevis Balliu.

Nga Komisariati numër 6 Bardhi u shpreh i revoltuar me situatën e krijuar. Ai tha se arrestimet e shoqërimet janë për turp dhe bëhen nga një polici kriminale.

“Nga ky moment nuk e njohim më institucionin e drejtorit të policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të policisë së shtetit.

Ai do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët”, u shpreh Bardhi.