HomeAktualitet

FOTOT/ “O Sali o hero, Shqipëria ty të do”! Berisha “ndez” Kuvendin Kombëtar të PD

FOTOT/ “O Sali o hero, Shqipëria ty të do”! Berisha “ndez” Kuvendin Kombëtar të PD

Lulzim Basha duket se nuk ka pasur fuqi për të ndaluar pjesëmarrjen e Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD.

Mbërritja e tij në Pallatin e Kongreseve ku po mbahet mbledhja ka bërë që militantët e pranishëm të shpërthejnë në ovacione për të.

Pjesëmarrja e tij u shoqërua me vërshëllime të shumta dhe thirrje “Berisha, Berisha…” apo “O Sali o hero, Shqipëria ty të do”.

Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar.

Fjalën hapëse të kësaj mbledhje e ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha ndërsa më pas do të japin mesazhin e tyre edhe 19 drejtuesit politik të Partisë Demokratike.