HomeAktualitetKryesore

FOTOT/ Pamjet e frikshme e tërmetit të fuqishëm në Korçë

FOTOT/ Pamjet e frikshme e tërmetit të fuqishëm në Korçë

Lëkundjet e forta të tërmetit mëngjesin e sotëm kanë alarmuar banorët e qytetit të Korçës.Qytetarët janë zgjuar me panik dhe frikë pasi lëkunjdet e njëpasnjëshme kanë qenë të fuqishme.

Tërmeti i magnitudë 5 ballë dhe thellësi 4 km ka tronditur për disa sekonda qytetin juglindor, ndërsa sipas raportimeve nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Dëmet materiale janë shkaktuar në zonat e thella përreth edhe për shkak të amortizimit të banesave, apo edhe në qytetin e Kolonjës.Ndërkohë epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 12 kilometra në vijë ajrore midis Korçës dhe Ersekës.Banorët shprehen se një tërmet i tillë kaq i fuqishëm nuk ka ndodhur prej vitesh.

Banorët vijojnë të qëndrojnë jashtë banesave të tyre pasi ndihen ende të friksuar nga tërmeti.Lëkundja e parë dhe më e fuqishmja është rregjistruar rreth orës 6:30 minuta ndërsa është pasuar edhe nga 4 lëkundje të tjera.