HomeAktualitetDebat

FOTOT/ Sa të paftyrë! Të shastisur, kokë ulur përballë “gjyshit” Berisha duke dëgjuar përrallat e tij si dikur KQ shokun Enver

FOTOT/ Sa të paftyrë! Të shastisur, kokë ulur përballë “gjyshit” Berisha duke dëgjuar përrallat e tij si dikur KQ shokun Enver

Partia Demokratike mblodhi sot kryesinë, ku u vendos data për zgjedhjen e re të kreut të partisë dhe për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Megjithatë, mbledhja u duk më shumë si një formalitet, pasi gjithçka pritet të jetë e paracaktuar dhe vendimet të merren sipas vullnetit të Sali Berishës.

Kjo, reflektohej edhe në atmosferën e mbledhjes, ku shumë nga të pranishmit dukeshin të vrenjtur dhe me kokën ulur përballë Berishës madje si të shastisur me përrallat e tij që i kanë mësuar përmendësh por bëjee si të vëmendshëm për t’i bërë qejfin plakut të lajthitur, që i gënjen çdo ditë me revolucionin paqësor, ku revolucion do të thiotë revolt dhe jo manifestim.