HomeAktualitet

Fredi Beleri i Saliut dhe Likes në burg edhe nga apeli! Ambasadorja greke flet broçkulla: Të lirohet sa më shpejt!

Fredi Beleri i Saliut dhe Likes në burg edhe nga apeli! Ambasadorja greke flet broçkulla: Të lirohet sa më shpejt!

Ambasadorja greke, Konstandina Kamitsi ka bërë sërish një thirrje për çështjen Beleri.

Kamitsi ka kërcënuar drejtësinë shqiptare që të lirojë sa më shpejt Fredi Belerin, i cili vijon të jetë në burg për blerje votash.

Në fjalën e saj ambasadorja Konstandina Kamitsi u shpreh se Beleri duhet të betohet si kryebashkiak e të nisë punën në krye të Bashkisë së Himarës. Se çfarë pune ka ambasadorja me kandidatin e Berishës dhe Metës në Himarë nuk ka shqiptarë që e kupton.

Ndaj dikush duhet t’i shpjegoi kësaj zonjës që merr guximin dhe ndërhyn në zgjedhjet e një shteti tjetër, duke marrë përsipër rolin e arbitrit, se Fred Beleri nuk është i zgjedhuri i minoritetit por i një bande antikombëtare Berishas -Metas.

“Shpresoj se drejtësia do të bëjë punën e saj duke zbatuar parimet e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht prezumimit të pafajësisë dhe shumë shpejt Fredi Beleri dhe do betohet dhe do të marri përsipër detyrat e tij të reja në drejtimin e bashkisë Himarë”, tha ambasadorja.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin. Për të disatën herë atij i rrëzohet kërkesa për masë më të butë sigurie se sa arresti në burg duke mos e dëfgjuar këtë lehsen nga Greqia. /Ekskluzive.al