HomeAktualitetKryesore

Frikë nga Vettingu: Vëllai i Lulzim Bashës jep dorëheqjen

Frikë nga Vettingu: Vëllai i Lulzim Bashës jep dorëheqjen

Gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë të Gjykatës së Lartë, kanë dhënë dorëheqjen një ditë më parë, nga frika e vetingut. Mes tyre spikat edhe emri i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Mirela Fana.

Por interesant është edhe një emër tjetër: Erlind Basha. Për ata që nuk u thotë gjë ky emër, bëhet fjalë për vëllain e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa Lulzimi flet për drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, i vëllai jep dorëheqjen nga frika e verifikimit të pasurisë së tij.

Subjektet që i shpëtuan Vettingut

Erlind Basha: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen

Ilir Pashaj: Gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan,  ka dhënë dorëheqjen në shkur të vitit të kaluar

Etleva Sherifi: Ndihmës ligjore pranë Gjykatës së Lartë,  në mars të vitit të kaluar ka dhënë dorëheqjen

Adnand Bërdica: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen

Mirela Fana: Gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen

Sulejman Tola: Prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Krujë ka dhënë dorëheqjen

Ertian Shehu: Ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, ka dhënë dorëheqjen.