HomeAktualitetDebat

“Fronti opozitar” mblidhet për të nderuar socialistin Meidani, Meta në “prehrin” e Berishës, Berisha i tmerruar nga COVID me çarçaf në fytyrë (Foto)

“Fronti opozitar” mblidhet për të nderuar socialistin Meidani, Meta në “prehrin” e Berishës, Berisha i tmerruar nga COVID me çarçaf në fytyrë (Foto)

“Fronti opozitar”, me në krye Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Bujar Nishanin etj, është mbledhur sot në Presidencë për të nderuar socialistin Rexhep Mejdani, me rastin e 76-vjetorit.

Me përjashtim të Pandeli Majkos e Anastas Angjelit, në ceremoni nuk merrte pjesë asnjë socialist, as kryeministri Rama, e as kryeparlamentari Ruçi.

Meta ishte kujdesur që të ftonte edhe ndonjë personazh si Bamir Topi apo Hashim Thaçi.

Gjatë ceremonisë, Sali Berisha dhe Bujar Nishani, kanë qenë të vetmit që nuk e kanë hequr për asnjë moment maskën, të trembur se mund të preken nga virusi.