HomeAktualitetDebat

Frrok Çupi: Rrëzimi i Ramës, objektiv banditësh. Opozita është e çorientuar, nuk ka lider

Frrok Çupi: Rrëzimi i Ramës, objektiv banditësh. Opozita është e çorientuar, nuk ka lider

Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar si një akt banditësh planin e rrëzimit të kryeministrit aktual Edi Rama nga opozita.

Ai thotë se marrëveshja mes PD-së dhe LSI-së është ilegale dhe është një mashtrim për publikun.

Analisti theksoi se opozita ka një defekt shumë të madh, duke qenë e çorientuar e pa një lider.

“Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë një profil kanë një kontribut i kanë dhënë fytyrën shqiptarëve tashmë kjo është njëra anë.

Pjesa tjerët është që po e ndihmon shumë. Ishte një marrëveshje, nul jo legale dhe jo politike. Ishte një mashtrim për publikun, nuk kishte asnjë objektiv politik.

Rrëzimi i Ramës është objektiv banditësh, ta rrëzosh dikë do të thotë ta rrëzosh, objektiv kombëtar është çfarë i sjell kombit. Po flas për aktin e rrëzimit, që ne kemi një histori si komb.

Po them cili është defekti shumë i madh i opozitës dhe është e çorientuar nuk ka një lider, ato që ka janë në “backtage”, tha Çupi në ‘Top Talk’.