HomeBotaSport

Fundi i një epoke në Moto GP: Festë dhe lamtumirë për Valentino Rosin! Doktori e mbyll në vendin e 10 garën dhe karrierën (Video)

Fundi i një epoke në Moto GP: Festë dhe lamtumirë për Valentino Rosin! Doktori e mbyll në vendin e 10 garën dhe  karrierën (Video)

Valentino Rosi garoi për herë të fundit në Moto GP. Legjenda e këtij sporti i dha fund karrierës pas garës në Valencia, ku përfundoi në vendin e 10.

‘Doktori’ u prit me ovacione, pasi kaloi vijën e finishit. Rosi e kishte paralajmëruar që kjo do të ishte gara e fundit në karrierën e tij jubilare.

Shumë personazhe të famshëm i dedikuan nga një urim italianit.

Valentino Rosi është padyshim legjendë e Moto GP-së. Karriera e tij ka frymëzuar shumë pilotë të rinj dhe i ka sjellë një popullaritet mjaft të madh këtij sporti.

Italiani ka marrë pjesë në 370 gara përgjatë karrierës së tij. Ai ka fituar 89 dhe ka qenë në podium 199 herë.