HomeAktualitet

Fundi i turpshëm! Berisha fshihet në nevojtore nga SPAK, Meta drejt arratisjes me paratë e vjedhura

Fundi i turpshëm! Berisha fshihet në nevojtore nga SPAK, Meta drejt arratisjes me paratë e vjedhura

Nga Adriatik Doçi

Nëse Berisha fshihet në nevojtore kur në derë i trokasin korrierët e SPAK, Meta ka vetëm dy rrugë që Vitin e Ri të mos e festojë në qeli.

-T’ia mbathë si Tigri.

-Të rrisë moshën sa të Berishës.

Rruga e dytë është më pak zhburrëruese dhe më e lehtë, pasi nuk e ka për herë të parë. E ka provuar me ndryshimin e mbiemrit për të fshehur të kaluarën si spiun i Sigurimit të Shtetit.

Për Monikën thonë se është bërë gati qelia VIP te burgu i ri i grave në Pogradec.

Do thirret këto ditë për shërbimet estetike. Mund t’i matin edhe nofullat sa milimetra i ka ngushtuar në San Marino.

Lagështirën ka nisur ta ndiejë edhe Shkëlzeni, i cili mund të fshihet nëpër kthinat e kullava.

Meqenëse ra fjala tek kullat, dini gjë si po ecën kulla e Bodes dhe Fullanit në ish Bllok?!