HomeAktualitet

Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit

Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit

Pavarësisht shkresës së Gazment Bardhit, që u pa si vendim për të futur zyrtarisht në grupin parlamentar të PD Sali Berishën, ish kryeministri ngelet sërish jashtë grupit demokrat të ligjvënësve.

Kuvendi ka reflektuar vendimin e Bardhit, duke kthyer të gjithë të përjashtuarit në grupin parlamentar të PD, sikurse tregohet në faqen zyrtare, por jo Sali Berishën që zyrtarisht figuron deputet i pavarur.

Në fakt, Sali Berisha u la jashtë grupit parlamentar të PD në nisje të legjislaturës nga Lulzim Basha me vendimin e 9 shtatorit që e përjashtonte nga grupi pas shpalljes së tij non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë se kjo legjislaturë ka nisur më 10 shtator, ish-kryeministri ka mbetur sërish i përjashtuar nga grupi.

Që prej përjashtimit nga grupi, Berisha nisi luftën brenda PD së duke e çuar partinë në ndarjen më të thellë të saj.