Mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit organizohet një panair te GAIA Flowers në bashkëpunim me “Korriku Flowers”, distributorin kryesor në Shqipëri për lulet e prera të freskëta për dyqanet e luleve në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën.
GAIA Flowers Studio është një risi për qytetin e Durrësit, duke sjellë produkte, artikuj dhe kompozime ndryshe, të veçanta dhe me stil unik. Gaia Flowers karakterizohet nga një ambient me frymë rustike dhe industriale, i dizenjuar thjesht dhe me shije.
GAIA është gjithashtu një risi në interior design, duke ofruar vazo të veçanta, kombinime kreative dhe zgjidhje dekorimi për shtëpi, si edhe për showroom-e dhe ambiente biznesi.




