HomeAktualitetDebat

“Gallatë” nga drejtësia e re: Bashkëshorti nën hetim dhe me pasuri të sekuestruara nga SPAK gjyqtarja shkarkon dy prokuror të SPAK në gjykatën administrative

“Gallatë” nga drejtësia e re: Bashkëshorti nën hetim dhe me pasuri të sekuestruara nga SPAK gjyqtarja shkarkon dy prokuror të SPAK në gjykatën administrative

Pezullohen nga detyra dy 2 prokurorë të SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu. Gjykata ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KLP për në SPAK.

Shpallet i pavlefshëm vendimi për renditjen e 3 garuesve dhe emërimi dy prokurorëve. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë. SPAK tashmë është më 2 anëtarë më pak, pra 15 nga 17 kishte. Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. Vendimi në Gjykatën Administrative të Apelit është marrë 2-1, ndërsa interesant është fakti se relatorja e çështjes ka votuar kundër, Altina Nasufi ka votuar kundër.

Vendimi është marrë me miratimin e gjyqtarëve Rilinda Selimi dhe Blerona Hasa. Rilinda Selimi është bashkëshorte e gjyqtarit Shkëlzen Selimit, cili është në hetim nga SPAK, dhe që i janë sekuestruar pasuritë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se do ta ankimojë vendimin e Administratives së Apelit, që pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK.

KLP thotë se do të kërkojë nga ana e Gjykatës së Lartë pezullimin e zbatimit të vendimit. “Jo ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata pezullim ekzekutim vendimi.

Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, thuhet në reagimin e KLP.

Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt interesi.