HomeMetro

Gangsterja e Bilishtit si Zidane: Goditi me kokë policin në gjoks dhe e hodhi në tokë! Pas shefit të krimeve Syziu, fut në kllapa prokurorë dhe gjyqtarë

Gangsterja e Bilishtit si Zidane: Goditi me kokë policin në gjoks dhe e hodhi në tokë! Pas shefit të krimeve Syziu, fut në kllapa prokurorë dhe gjyqtarë

Nuk kanë të sosur bëmat e gangsteres së Bilishtit, Deizi Arapi, e cila i mbylli pa lavdi karrierën edhe shefit të krimeve të krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu.

Gjatë një përplasje me policinë mbrëmjen e 23 gushtit 2022, 28-vjeçarja Arapi duke se është frymëzuar nga Zinedine Zidane, i cili goditi me kokë në gjoks mbrojtësin italian në finalen e kupës së botës 2006

Natën e 23 gushtit 2022, gjatë një përplasje verbale dhe më pas fizike me patrullën e policisë në Bilisht, Arapi goditi me kokë në gjoks, specialistin e zonës, të cilin e hodhi në tokë.

Sipad dosjes, më datën 23 gusht rreth orës 24:00, një gup të rinjsh, mes të cilëve edhe Deizi Arapi, kanë qenë në qendër të qytetit të Bilishtit.

Ata bërtisnin dhe ulërinin nën zhurmën e një kasetofini të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, e cila ishte e gangsteres.

Aty kanë shkuar disa punonjës policie dhe u kanë kërkuar të rinjve të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth.

Kërkesës së punonjësve të policisë, Deizi Arapi, i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese.

Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit. Kur policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, ajo sërish por nuk ka pranuar.

Policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat, por Deizi ka kundërshtuar me forcë duke goditur njërin prej tyre me kokë në gjoks. Ajo ka goditur policët edhe pasi e kanë futur në makinë, për ta çuar në komisariat.

Me 28 gusht Dezi Arapi ka dalë para gjykatës së Korçës. Prokurori Dashnor Nure ka kërkuar lirimin e gangsteres me masën detyrim paraqitje. Kërkesa është miratuar nga gjyqtari Arben Lera.

Gangsterja do të vijonte sherret deri tek djegia e makinave. Arapi mori në qafë shefin e krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu, i cili është përjashtuar nga radhët e policisë së shtetit.

Syziu u akuzua për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit.

Dyshohet se Deizi Arapi e ka dehur dhe komprementuar Syziun në zyrë, duke e urdhëruar më pas të rrihte në sy të saj Marsel Buçin, me të cilin gangsterja ishte përfshirë në sherr.

Mbrëmjen e 22 tetorit janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-se cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Sipas Marsel Buçit sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste. Por Buçi shprehet se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.