HomeAktualitetDebat

Gazeta e LSI “Integrimi” lajmëron ndërrimin e emrit të kryetares nga Monika në Monoka (Foto)

Gazeta e LSI “Integrimi” lajmëron ndërrimin e emrit të kryetares nga Monika në Monoka (Foto)

Lufta në opozitë mesa duket ka bërë që kryetarja e LSI përveç ndërrimit të strategjisë për fitoren ndaj Edi Ramës, ka vendosur të ndërrojë edhe emrin.

Këtë fakt e ka bërë të ditur në orët e para të ditës së sotme datë 15 tetor 2020 nëpërmjet organit të saj Integrimi, ku emri i kreut të LSI është Monoka në vend të Monika.

Mesa duket bashkëshortja e presidentit ka vendosur të bëjë një paraqitje shumë origjinale nëpërmjet një emri të tillë potent me origjinë nga fiset azteke. Qoftë ogur i mbarë për lideren femër më të fuqishme në vend.