HomeAktualitetKryesore

Gazetari godet rëndë Lulzim Bashën: “Dje i dorëzove në tavolinë”, na thuaj pak si do shkosh në …?!

Gazetari godet rëndë Lulzim Bashën: “Dje i dorëzove në tavolinë”, na thuaj pak si do shkosh në …?!

Gazetari Artan Hoxha ka folur ashpër ndaj opozitës dhe kreut të saj për vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje.Sipas Hoxhës, është e pashpjegueshme dhe e pakuptimtë dorëzimi i 27 bashkive në tavolinë ku opozita dorëzoi bastionet e saj me të cilat pretendonte të futej edhe në zgjedhjet e parakohëshme. “Unë nuk gjej dot në shpjegim kur ti duhet të futesh në garë për të fituar ti dorëzon 27 bashki në tavolinë. Trishtimi i militantëve është se kanë humbur bastionet e tyre. Nuk e kuptoj këtë lëvizje të opozitës që dorëzoi bastionet e saj si Shkodra, Kukësi, Vora, Kamza, Kavaja e tjerë. Nuk e di si do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme ky kur 61 bashkitë i drejton kundërshtari politik. Çuditërisht ne sot kemi një opozitë me mijëra mbështetës por që nuk kanë asnjë pushtet dhe përfaqësim në pushtetin vendor apo qëndror”,-deklaroi Artan Hoxha.