HomeAktualitetKryesore

Gazetari i njohur shqiptar diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, kolegu i tij del me mesazhin prekës

Gazetari i njohur shqiptar diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, kolegu i tij del me mesazhin prekës

Gazetari Ervin Baku ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se gazetari i njohur sportiv, Moisi Dalipaj i njohur në botën e sportit me pseudonimin ‘Dajo’ është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e ka dhënë familja e komentatorit Dalipaj, e cila njofton se gazetari është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe si pasojë i duhet të kryejë një ndërhyrje të komplikuar.

Postimi i plotë:

I bashkohem me mish e me shpirt THIRRJES SË SOLIDARITETIT TË FAMILJES DALIPAJ, për njeriun e tyre më të dashur, por njëkohësisht kolegu ynë i mrekullueshëm, shoku, miku, vëllai ynë, Dajo Moisi Dalipaj!

Këtë ndeshje shumë të vështirë TI DO TA FITOSH DAJO! Kaq di të them. Do ta fitosh me ndihmën e të Madhit Zot dhe mbështetjen e të gjithëve! FORCA DAJO!

Njoftimi i familjes së gazetarit:

Te dashur miq,

Do deshironim si familje te mos e shkruanim kurre kete status por ne keto dite te veshtira na duhet Mbeshtetja juaj.

Babai im i mire dhe mbi te gjitha komentatori i zellshem Moisi Dalipaj eshte diagnostikuar me nje semumdje te rende! Si pasoje e se ciles i duhet te kryeje nje nderhyrje tejet te komplikuar e nje rrugetim jo te lehte qe te siguroje vazhdimesine e shendetit te tij. Moisiu eshte ai qe na ka falur vetem optimizem dhe po vazhdon e ben edhe ne keto momente shume te veshtira per te. Ndaj sot perulsisht dhe me shume mirnjohje kerkojme mundesine per perballimin e ksaj nderhyrje urgjente dhe jetike per babin tim

Kerkojme ndihmen tuaj dhe te gjithkujt ne emer te jetes dhe shendetit te Moisi Dalipit, nese mundeni.

Faleminderit paraprakisht,

Familja Dalipaj.